U mundua ta mbante larg vëmendjes së mediave, zbulohet e dashura ‘sekrete’ e John Shahut

John Shahu u kthye menjëherë në një nga zërat më të pëlqyer për publikun shqiptar. Karriera e tij nisi në vitin 2017 në festivalin ‘Kënga Magjike’, ku dhe mori çmimin e parë në kategorinë ‘New Artist’. Që pas kësaj pjesëmarrjeje, John nuk ka ndaluar së publikuari projekte të reja dhe kjo gjë ka bërë që interesi ndaj tij të rritet.

John-Shahu-3

Askush nuk kishte informacione të detajuara mbi jetën e tij private, pasi këngëtari është treguar gjithmonë shumë hermetik përsa i përket kësaj pjese, por së fundmi, ‘Iconstyle.al’, ka zbuluar se John është në një lidhje me një modele shqiptare. Sipas burimeve të revistës, emri i saj është Megli Haskaj dhe nuk është një fytyrë e panjohur për ne, pasi ajo ka marrë pjesë në videoklipin e këngës ‘Beautiful’ të Ledri Vulës dhe Flori Mumajesit.

John-Shahu-2

‘Iconstyle.al’ ia ka dalë të sigurojë disa foto ku çifti shfaqet së bashku dhe burimet e tyre konfirmojnë se bëhet fjalë për John dhe Megli, pavarësisht se nuk duken qartë. Çifti e ndjek njëri-tjetrin në ‘Instagram’, por asnjëherë nuk kanë publikuar foto që mund të ngrijnë dyshime. Tani na mbetet vetëm të presim për një konfirmim zyrtar nga John ose Megli./revistawho.com