U miqësuan në televizion, Ori Kuçi merr Kristi Karkanaqen për të bërë show sot në eventin e makinës Jaguar E-Pace

 

Ishin rivalë në garën si këngëtarë nē spektaklin “C’est la vie”, por kjo eksperiencë shërbeu për të krijuar miqësi të ngushtë mes tyre. Kristi Karkarnaqe e fitoi garën VIP, dhe Ori Kuçi duke e vlerësuar si artist dhe person të veçantë e ka ftuar të këndojë sot në eventin e Mektrin motors për lançimin e modelit të ri të markës Jaguar: Jaguar E-Pace. Eventi organizohet sot në Tiranë nga “LandmarkCommunications” te rruga “Brigada VIII”në segmentin e rrugës nga Bar Capriccio deri te kryqëzimi i Tribeca Bar.
Zona e eventit është pikërisht tek dyqani “Jardin De Paris”, ndërsa “party” nis nga ora 11:00 deri në orën 22:00. Gjatë paradites kishte aktivitete të ndryshme si sflilatë me stilistët Eneida At’Nikolla, etj, tatoo show, muzikë me DJ, duke shërbyer si “warm up”për darkën që nis në orën 19:00, një festë e vërtetë me muzikë dhe pije. Të ftuar “high class” e personazhe VIP janë ftuar të shijojnë këtë festë të vërtetë në Tiranë.