U mbyll në dhomë e nuk doli/ Çfarë ndodhi me Elvanën pas humbjes
Këngëtarja Elvana Gjata ishte përfolur gjatë në media si fituesja e edicionit të 58 të Festivalit të Këngës në RTSH. Por kur doli në vendin e dytë, mërzitja dhe zhgënjimi i saj u shpreh hapur.
Elvana nuk mori pjesë në Post Finalen e drejtuar nga Eni Shehu, ku përveç fitueses, e vetmja nga këngëtaret që mori pjesë ishte Sara Bajraktari, e cila fitoi çmimin e tretë.
“Iconstyle.al” ka publikuar një foto të gazetarëve duke pritur Elvanën të dalë nga dhoma.
Pasi u shpall fituesja, Elvana qëndroi në skenë deri kur Alketa mbylli festivalin, por më pas ajo iu drejtua prapaskenës dhe u mbyll në dhomë.