U mbars mali dhe polli një mi!

Nga Rezart Veleshnja

Të bësh pushime dhe të ndjesh dhembje për vendin më të bukur në Ballkan, vetëm tek ne mund të ndodhë! Duke ecur buzë detit, Vasili, një arkitet i qytetit të Sarandës më tregon disa nga punët e tij në këtë qytet kaq të bukur, dhe të vizituar nga të huajt (hungarezë, çekë, ukrainas, polakë, serbë dhe italianë). Fat për një vend që vuajti, u vra u pre dhe përdhos nga figura psikopate dhe histerike si; Enver Hoxha. Por që ky i fundit, mesa u pa së paska pasur fëmije jashtë martese, ose e thënë popullorçe paska lënë kopila pas, të cilët vazhdojnë të drejtojnë njësoj si babai i tyre, që nuk e njohen kurrë, por gjaku bën të vetën! (Do ishte mirë të kishte qenë emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, që t’u thoshte këtyre fëmijëve: Sot kam një surprizë për ty, babai yt ka qenë Enver Hoxha!)

Vasili më tregoi një nga lokalet që kishte bërë si projekt! Një pamje e mrekullueshme e bregut jeshil, ndërthurur me atë blu në thellësi! Kroçeret, të cilat më parë nuk besohej se një ditë do të mbërrinin në Shqipëri, tashmë kanë bazën e tyre në Sarandë! E pyeta Vasilin dhe i thashë: Sa lekë e ka blere këtë lokal? Më tha: “Jo, është një djalë nga Tirana, i cili e ka marrë me qera 800 euro në muaj! Po ta dish- më tha Vasili- me gjithë qejfin e madh, Kuzhinier është ai që ka punuar tek lokali i Noizyt, vetëm se merr pak shtrenjtë, se bën sushi”- tha Vasili! Sa merr I thashë? Merr 6 mijë Euro në muaj!”

Ja pra sa eshte rritur mirëqënia! Unë e shikoj ndryshe nga ju, qe e shani këtë shtet që po punon kaq shumë për rininë shqiptare dhe po i thotë: Ik puno në Gjermani, shiko botë me sy se këtu ka marrë fund! Mendojnë për mirë sigurisht! 800 Euro të lutem, vetëm ma merr lokalin ma puno se s’ka me punëtorë! 800 euro lokali, 6 mijë euro kuzhinieri! Hapa tv-në në darkë, dhe ç’të shikoja?! Doli Ismail Qemali jonë (fake) dhe tha: Ha ha ha, s’keni parë gjë akoma! Pyetja ime është: Mos e ka për emisionin e Arbanës, këtë që na e thotë shpesh? Mjerë ne e lum Amerika! www.story.al