U martuan në fshehtësi, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj dalin për herë të parë në publik
Ariana Grande dhe Dalton Gomez kanë dalë për herë të parë në publik pas martesës.
Çifti u pa nën shoqërinë e katër miqve teksa darkonin në një restorant në Los Angeles, raporton “Harpers Bazaar”.
Grande dhe Gomez, i cili është agjent i pasurive të patundshme, thuhet se po ecin jashtëzakonisht mirë pas dasmës së tyre që u realizua muajin e kaluar.
“Ari dhe Dalton ishin shumë të afërt dhe përqafoheshin gjithë kohës. Mund të thuash që ata ishin të dashuruar dhe Ariana ishte shumë e lumtur”, tha një burim pranë çiftit.
Burimi ndau më tej se “Dalton kishte një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij gjatë gjithë natës dhe ata padyshim që dukeshin si të ishin në fazën e muajit të mjaltit dhe shumë të dashuruar”.
Pas fejesës së tyre pesë-mujore, të cilën këngëtarja e konfirmoi zyrtarisht përmes një postimi në Instagram dhjetorin e kaluar, Grande dhe Gomez u martuan më 15 maj në një ceremoni private me më pak se 20 të pranishëm.
Çifti filloi të dilnin bashkë janarin e kaluar, duke konfirmuar lidhjen përmes videoklipit të Justin Bieber “Stuck with U” .
Burimi shtoi: “Familja e Arianës është shumë e lumtur. Të gjithë e duan Dalton-in. Ai është i shkëlqyeshëm për vajzën e tyre.“