U martuan larg vëmendjes së publikut/ Gold Ag prezanton për herë të parë bashkëshorten, urojnë të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin
Reperi i njohur Gold Ag i cili u martua në muajin mars në mënyrë të ‘fshehtë’ dhe larg vëmendjes së publikut asnjëherë nuk ka folur rreth jetës private e sidomos për partneren e tij.
Ishte vet reperi e cili e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ku dy duar formonin shqiponjën dhe të dyja mbanin unaza. Ai gjithmonë ka qenë i rezervuar përsa i përket jetës privete ndorkohë pak më parë ka thënë se bashkëshortes së tij nuk i pëlqen që të jetë pjesë e mediave.
Mirëpo ditën e sotme reperi me rastin e Fiter Bajramit ka postur për herë të parë një foto së bashku me bashkëshorten në rrjetin social të “Instagramit” ku dhe ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
(A.K.dosja.al)