U lirua me kusht pas akuzave për drogë dhe prostitucion, ja me kë po i kalon ditët e lirisë Safet Bajri, fotot bëjnë xhiron e rrjetit

“I forti i Shkodrës”, Safet Bajri është liruar me kusht nga Gjykata e Fierit pasi po vuante dënimin për drogë dhe prostitucion.

Ditët e para të lirisë së tij, Bajri po i kalon me personazhin e njohur Atdhe Xheravina, i cili ka postuar disa foto me Bajrin në rrjetet sociale ku shihen në shoqërinë e njërit-tjetrit.

“Mirëseerdhe në mesin tonë prap vëlla”, shkruan Atdheu duke treguar kështu që ka një lidhje të ngushtë me Bajrin.

Kujtojmë se Gjykata e Belgjikës e kishte dënuar Bajrin me 9 vite burg në total për trafik droge dhe prostitucion. Bajri u vu në pranga në vitin 2018, jo vetëm në lidhje me dënimin e tij në Belgjikë, por u akuzua dhe për shantazh, trafik droge dhe gjobvënie, aktivitete këto të kryera në Shqipëri.

Ai është liruar me kusht nga gjykata e Fierit pas kërkesave të vazhdueshme për liri.

Panorama.al