U largua nga “Love Story”, por çfarë kishte zbuluar Enxhëll që e tha para spektaklit
Një nga konkurrentet më të preferuara nga publiku, Enxhëll u largua mbrëmë nga “Love Story”. Ky nuk ishte vendim i Saimirit, por Enxhëll u vetëeliminua duke u shprehur se nuk mund ta përballojë më. E reja nga Gjirokastra tha se ka dalë shpeshherë nga vetja dhe presioni i familjes gjithashtu ka ndikuar në vendimin e saj.
Por vetëm pak orë para nisjes së spektaklit, Enxhëll ka dhënë një intervistë për “Daily Love Story”, ku është shprehur se në këtë spektakël ka njohur një version tjetër të vetes.
“Kam zbuluar një Enxhëll që është shumë e duruar dhe po duron gjëra që më parë nuk do t’i duronte dot”-është shprehur ajo.