U largua nga “Klan” pas një viti, Nevina Shtylla zbulon arsyen
Nevina Shtylla është prezantuesja më e re e ekranit të “Top Channel”. Pasi moderoi për një sezon nën logon e “Klan” bukuroshja brune vendosi të largohej për të prezantuar përkrah Edi Manushit në emisionin “Procesi Sportiv”. Largimi i saj ishte i papritur dhe kjo i ka habitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Së fundmi në një pyetje të drejtuar në “Instagram” ata i thonë se nuk duhet të largohej nga “Klan”, pasi aty u bë kjo që është. Këto fjalë duket se nuk i kanë pëlqyer moderatores dhe në përgjigjen e saj tregon se puna dhe përkushtimi e kanë bërë ajo që është sot. “Kjo që jam sot vjen falë të tjerë faktorëve, me në krye familjen time. Kam punuar me shumë përkushtim për gjithçka dhe besoj se e kam merituar çdo ‘feedback’ pozitiv dhe mbështetjen tuaj. “Klanit” i jam mirënjohëse për një sezon fantastik. Por në “Top Channel” mendoj se do të arrij maksimumin tim, me një investim të vazhdueshëm dhe mbi të gjitha të mirëmenduar”, shkruan Nevina, sipas who.