U largua nga “Grande Fratello” pas takimit me të atin, letra e shqiptares Heidi Baci: Jam tronditur! Prindërit e mi…
Largimi i Heidi Bacit nga spektakli i “Grande Fratello”, pas takimit me të atin, bëri në bujë në mediat italiane për shkak të vendimit të saj të papritur për të braktisur shtëpinë e famshme.
Ajo “braktisi” reality show-n dhe nuk arriti dot të përshëndetej me banorët siç duhej. Pas daljes nga “Grande Fratello”, Heidi Baci është zhdukur nga rrjetet sociale dhe ka vendosur të reagojë në një letër drejuar banorëve, me të cilët ndau shtëpinë.
Shqiptarja shprehet se situata është deliktae dhe nuk mund të futej në detaje, por theksoi se prindërit e saj kanë përjetuar disa peripeci, sidomos e ëma.
Heidi theksoi se e kuptoi gjestin e të atit, por shtoi se në jetë ka prioritete dhe familja e saj kishte nevojë për të.
“Përshëndetje, pas daljes sime të papritur është e nevojshme t’ju jap disa shpjegime. Në periudhën e fundit brenda shtëpisë kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj dhe prindërit e mi kanë përjetuar disa nga peripecitë e ditëve të fundit me shqetësim, veçanërisht nëna ime.
Nuk mund të hyj në detaje dhe t’ju jap më shumë informacion në këtë moment, situata është ende delikate. Mund t’ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim. Më vjen shumë keq që nuk munda tu them lamtumirë, por në atë moment ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë kam prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua”, shkruan ajo.
Ndonëse një prej banoreve më të pëlqyera, Heidi Baci vendosi ta braktisë Tv Show-n, pas një takimi me të atin i cili shprehu zhgënjimin për marrëdhënien e saj me aktorin, Massimiliano Varrese.
I pyetur se si ndihet duke e parë Heidin nga një tjetër pozicion, babai i saj u shpreh mjaft i zhgënjyer.
“I shkatërruar, mami nuk të shikon më”, tha ai.
Historia e dashurisë mes Heidi Bacit dhe Massimiliano Varrese krijoi pasoja edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Italia.
Babai i saj, Genti Baci tregoi se si kjo marrëdhënie kishte mërzitur familjen.
“Ke bërë një zgjedhje që na ka habitur, unë dhe nëna jemi të shkatërruar. Ai është një burrë më i madh se unë, që së shpejti do të dalë në pension, Unë nuk të njoh më. Mami as nuk të shikon më. Sonte do të të largoj nga këtu”, vazhdon babai i Heidit, ndërsa e akuzon atë se nuk diti ta largonte Massimiliano Varrese me vendosmëri.
“Nuk do të lejoj njeri të shkelë dinjitetin e vajzës sime dhe ta bëjë nënën tënde të ndihet keq. I kam premtuar se do të të marr në shtëpi sonte”.
Të dy u përqafuan dhe Heidi sqaroi se tashmë i ka dhënë fund me Massimilianon. Ndonëse çështja dukej se përfundoi aty, Heidi u kthye tek banorët e tjerë duke qarë.
“Më duhet të dal, mami është sëmurë. Unë jam e shqetësuar për të. Dua ta braktis programin. Nëse nëna ime nuk më shikon më do të thotë se është shumë e sëmurë”, tha ajo.
Ora News