“U kthye nga vajzë në djalë”, historia e 29 vjeçarit nga Tirana!
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë i ftuar Davidi, një djalë 29 vjeçar nga Tirana. Por histori e tij është e veçantë sepse në fakt Davidi ka qenë një vajzë që ka vendosur të kthehet në djalë sepse ndjente se ishte brenda një trupi që nuk i përkiste.
Ai ka treguar se fillimi i transformimit ka qenë i vështirë, ndonse sot është shumë i lumtur. Por është paragjykuar shumë nga shoqëria ndonse familja e ka përkrahur.
Megjithatë Davidi edhe sot nuk hipën në autobus e vazhdon të ofendohet në rrugë, ai sërish është i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë. Veç kësaj Davidi ka folur pa doreza duke treguar historinë e tij, ndonse është personi i parë që ka dalë hapur të flasë për këtë shndërrim.
Më tej Davidi ka thënë se nuk është e thjeshtë të dashurojë dhe për momentin është beqar edhe pse ka tentuar të krijojë njohje nëpërmjet aplikacioneve. Në videon mëposhtë gjeni rrëfimin e plotë të tij;