U kritikua për ‘vendin ku po rrit fëmijën’, nisur nga pasuria e saj, por Julia Fox ka një arsye pse!
Julia Fox shokoi TikTok-un kur u bëri ndjekësve një tur në shtëpinë e saj të infektuar nga minjtë në New York javën e kaluar.
Shumë njerëz u habitën nga shtëpia modeste dhe lavdëruan Fox për videon realiste, por të tjerë u habitën se si 32-vjeçarja, që thuhet se ka një pasuri prej 30 milionë dollarësh, po rrit djalin e saj të vogël në atë shtëpi.
Në një video për TikTok, Julia, që aktualisht po feston ditëlindjen e saj në Bahamas, u tha ndjekësve se nuk është e sigurt pse njerëzit janë shqetësuar për shtëpinë e saj dhe se “pasuria e saj as nuk i afrohet 30 milionë dollarëve”.
“Me të vërtetë nuk e prisja që apartamenti im të bëhej kaq viral. Nuk është aq e thellë sa e bëni. Ky është apartamenti im, shtëpia e djalit tim. Pasuria ime nuk është 30 milionë dollarë, as nuk i afrohet. Kam mbijetuar me shumë më pak dhe po ia kaloj shumë mirë.”
Duke shpjeguar se pse nuk është shpërngulur në një ambient më të madh, Julia vazhdon:
“Ky është vërtet apartment i Valentinos (të birit). Mund të përballoj dhe një shtëpi më të madhe, por ka të bëjë me atë ndjenjën e normalitetit për Valentinon. Nuk dua që ai të rritet i përkëdhelur. Dua që të jetë në kontakt me botën reale. Unë jam rritur në botën reale. Dua që dhe djali im të jetë njësoj.”
Julia, “justifikoi” edhe veshjet e shtrenjta që vesh.
“Shumica e rrobave që vesh janë prej stilistëve të rinj që sapo kanë nisur karrierën.”
Anabelmagazine