“U krenua” me dhunën ndaj gruas, ish-futbollisti i kombëtares justifikon deklaratën: Ishte ironi
Klodian Duro, i përjashtuar nga BBV pas deklaratës shokuese ku u krenua se kishte dhunuar ish-bashkëshorten, ka folur publikisht për herë të parë.
I ftuar në “Wake Up”, Duro e quajti deklaratën e tij një ironi dhe pretendoi se kishte përsëritur fjalët e Roza Latit, që sipas tij, e kishte provokuar.
“Kjo ishte edhe ironia. Edhe njëherë, i kërkoj ndjesë të gjithëve, sepse sado pak, nuk mund të bëhet ironi me dhunën. Unë kam përsëritur fjalët e Rozës. Që ku banorët panë klipin tim, ajo ka thënë po hyn ky që ka rrahur gruan. Kjo ishte e tepërt, ma thanë banorët e tjerë. Është e rëndë ta dëgjosh nga një banor aty. Meritoni dinte gjithçka, të gjithë banorët e dinin kush është banorja që ka folur kundër Klodit. Ata e shikonin që unë injoroja në çdo moment”, tha ai.
Duro iu drejtua ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij duke shprehur vlerësim e dashuri.
“Unë kam pasur shumë dhimbje pas divorcit me ish-gruan, por e vlerësoj maksimalisht, është nëna e vajzës sime. Kam respekt maksimal për të, ka bërë gjithçka për vajzën tonë. Ajo e di shumë mirë që babi e do shumë, është dashuria e vetme sot që ne flasim. Ish-bashkëshortes i them se do të jem gjithnjë pranë saj për çfarë i duhet asaj dhe vajzës”, shtoi Duro.
Politiko.al