U kërkoi seks 30 meshkujve në këmbim të famës, arrestohet ish-lojtari i “Big Brother”

Ish-banori i “Big Brother”, Kreshnik Husaj, i njohur me emrin Kika, është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi i ka kërkuar favore seksuale të paktën 30 meshkujve.

Kika-12

Ai prej pak kohësh kishte një emision të titulluar “The One Show”, ndërsa sipas “Insajder” pozicionin që mbante e përdorte për të kërkuar marrëdhënie seksuale me arsyen se do t’i favorizonte në emision dhe do t’i bënte mister. Arrestimi i tij është bërë mbi dy javë më parë, pasi në polici ishin bërë 30 denoncime nga bashkëpunëtorë të emisionit, por edhe persona që kishin rënë pre e mashtrimeve. Së bashku me Kikën bashkëpunonte edhe një tjetër ish-banore e “Big Brother”, Zaida Çobo.

Kika-13

Ka qenë vetë ajo e cila e ka denoncuar Kreshnikun ku shprehej se i merrte para pjesëmarrësve dhe i premtonte se do t’i bënte të njohur. “Është e vërtetë që e kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Nuk mjaftoi që ai abuzoi me emrin tim, po ndërkohë ai nuk më pagoi për dy muaj e ca punë dhe mbi të gjitha nuk e pranoja dot faktin që mashtronte e merrte lekë nga njerëzit si pa të keq.

Kika-14

Ai ka plotë 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij”, ka thënë ajo për “Insajder”./Lapsi.al

Kika-11