U karantinuan në Brezovicë, Ermal Fejzullahu tregon me këto video pamjet e vilës përrallore në të cilën po pushojnë
Ermal Fejzullahu ka vendosur që ditët e karantinës t’i kalojë në Brezovicë së bashku me fëmijët, partneren dhe babain e tij, këngëtarin Sabri Fejzullahu.
Pak ditë më parë, ky i fundit tregoi në një intervistë për emisionin ‘Ftesë në 5’ se Ermali kishte nisur të stërvitet rregullisht duke humbur 7 kilogramë dhe duke shtuar se po e shijojnë qëndrimin pranë njëri-tjetrit.Ndërsa së fundmi vetë Ermali ka zgjedhur të zbulojë me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ se si duket vendi ku ata po pushojnë. Nga videot duket se i gjithë ambienti është i rrethuar nga gjelbërimi dhe elementët e drurit.
Me siguri Ermali, Ariana, por dhe fëmijët janë duke i shijuar këto ditë pushimesh pranë njëri-tjetrit maksimalisht duke qenë se më parë këngëtari ka treguar se ka qenë tepër i zënë me koncerte.