U kapën me valixhen me mijëra paund! Lihen në burg dy shqiptarët në Angli (EMRAT)

Sebastjen Cepele dhe Aleksander Rapaj, u paraqitën në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit ditën e djeshme për të marrë dënimin pasi u kapën me një valixhe që brenda kishte mijëra paund. Dyshja u deklaruan fajtorë për akuzat për posedim me qëllim të furnizimit me drogë të klasës B dhe pastrim parash.

Më 13 shkurt të këtij viti policia u vu në ndjekje të një grupi burrash që vepronin në mënyrë të dyshimtë në parkun Moss Side. Oficerët e policisë shkuan në vendngjarje, por burrat ishin larguar dhe kështu filloi një kontroll i banesave. Oficerët gjetën dy nga burrat në një korridor të banesës dhe pasi i ndoqën në këmbë, Cepele u ndalua dhe iu gjet një valixhe plot me para cash që besohet se vlente rreth 250,000 £.

Rapaj gjithashtu u gjet dhe u arrestua më vonë atë mbrëmje në Playfair Street, Moss Side, dhe u ushtrua një kontroll në adresën e tij në apartamentet e Gallery. Policia i gjeti një sasi të madhe kanabisi, para, bizhuteri dhe pajisje të lidhura me përgatitjen e drogës.

Gjatë hetimeve u zbulua gjithashtu se Cepele dhe Rapaj jetonin të dy ilegalisht në Britaninë e Madhe. Cepele u dënua me gjithsej 30 muaj ndërsa Rapaj me 20 muaj burg. Ata do të deportohen në Shqipëri me përfundimin e dënimit.

Burimi: Manchester

(a.b)/dosja.al