U kap në flagrancë duke shpërndarë kokainë, arrestohet shoku dhe menaxheri i Efit!

Mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 3 persona nga efektivët e anti-drogës së Policisë së Vlorës. Të arrestuarit po shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, në një aktivitet festiv që zhvillohet në Dhërmi.

Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 4” u vunë në pranga shtetasit: Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.

Gjëja interesante në këtë histori është se Xhoi Bare një nga të arrestuarit është menaxheri dhe shoku i Efi Dhedhes. Kjo është bërë me dije nga burime për “Vox”.

Kujtojmë që teksa Efi ishte pjesë e “BBV” Bare dilte në intervista si menaxheri i saj. Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagram-in madje pas herës së parë që doli Efi ata ishin bashkë me pushime në Tailandë.