U kap me arsenal armësh dhe ‘shtëpi bari’/ 46-vjeçari: Lekët e kanabisit i dua për operacion
Ditën e sotme është mbajtur seanca për Fredi Krasniqin, i cili u arrestua pasi u kap me ‘shtëpi bari’ në Shijak. Mësohet se Krasniqi ka mohuar se armët dhe kanabisin e kultivonte për llogari të grupeve kriminale. 46-vjeçari ka thënë se kanabisin e ka mbjellur pasi i nevojiteshin paratë për të kryer një operacion. Po ashtu, Krasniqi ka deklaruar para togave të zeza se armët i ka që prej vitit 1997.
Hetuesit kanë dyshime të forta se pas këtij aktiviteti është i përfshirë një grup i strukturuar kriminal që operon në këtë zonë. Mësohet se janë të paktën 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë grup. Ata po mbahen në vëzhgim, por identiteti i tyre mbahet i fshehtë për shkak të hetimeve.