“U kam dhënë dorën kur kanë qenë në hapat e parë”/ Nga Luiz Ejlli tek Ylli Limani e Fifi, Erik Lloshi tregon artistët që nuk e mbështetën me projektet muzikore

Këngëtari i njohur shqiptar, Erik Lloshi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë”, ku ka folur për projektet e tij muzikore.

Ai u shpreh shumë i zhgënjyer nga dy artistë që sipas tij ai i ka ndihmuar shumë kur ata kanë qenë në fillimet e karrierës së tyre.

Eriku tregoi se ua ka dërguar videklipin e këngës së tij më të re “Vajzë Shqiptare” Fifit dhe Ylli Limanit për ta postuar në InstaStory, ndërsa shtoi se të dy këta këngëtarë ia kanë lënë seen mesazhin.

Ndër të tjera artisti nuk la pa përmendur as fituesin e “BBV”, Luiz Ejllin për të cilin gjithashtu tha se të njëjtin mesazh ia ka dërguar edhe atij, por ndryshe nga dy këngëtarët e tjerë ky i fundit nuk e ka hapur fare mesazhin.

“Loja përmes artistëve është ndryshe. Unë personalisht ua kam çuar vetë këngën, sepse e di që janë shumë të ngarkuar siç ma çojnë edhe mua këngën. Kështu është kjo lojë për suport minimal. Dhe a e di kush është gjëja më e keqe në këtë botë? Kur ta lënë seen mesazhin dhe të shpërfillin ata persona që ti ua ke dhënë dorën kur kanë qenë në hapat e parë.

Është Fifi që ma ka lënë seen mesazhin që unë i kam dhënë gjithmonë shumë suport, është Ylli Limani që ma la lënë seen dhe Luiz Ejlli që e kam pasur shumë mik dhe kam pas shumë vite pa e takuar por ai se ka parë fare mesazhin. Kjo nuk është punë inati por bota rrotullohet dhe do keni nevojë përsëri për mua.”– tha Eriku.