U kallëzua nga këngëtari Noizy, gjykata merr vendimin për Kleviol Ahmetin
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Kleviol Ahmetin, reperin e njohur si Cllevio Serbiano.
Ky i fundit u arrestua në 16 prill pas denoncimit të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, nën akuzën se i kishte shkaktuar ankth pas kërcënimeve për jetën.
Reperi i njohur më së shumti për videot e tij të Tik-Tok Kleviol Ahmeti u ndalua në Rinas pas një denoncimi të reperit Noizy.
Ky i fundit në denoncimin e tij i tha policisë se Cllevio e përndiqte duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.