U infektua me koronavirus, kampioni 7 herë i Formula 1 tregon pasojat: Humba rreth katër kilogramë

Lewis Hamilton zbuloi se humbi pothuajse 6 kg pasi u infektua me COVID-19 muajin e kaluar.

Kampioni shtatë herë i Formula 1 doli pozitiv më 30 nëntor dhe u izolua për një periudhë 10 ditore.

Por ai ka pranuar se ende po lufton me efektet pasuese të koronavirusit, më shumë se tre javë pasi u diagnostikua me COVID.

“Kam humbur 6 kg gjatë dy muajve të fundit,”- shkroi Hamilton në në Instagram. “Katër prej të cilave i humba kur u infektova me Covid. Kam humbur kaq shumë muskuj. Por kam vendosur të rikthehem sërish i fortë.”

35 vjeçari shoqëroi postimin me një foto nga palestra ku po punon për të rikthyer ‘fuqitë’ e trupi të tij.

Ai kishte bërë tre teste ku rezultoi negativ pas fitores në Grand Prix të Bahreinit më 29 nëntor, para se të infektohej me COVID pasi shfaqi disa simptoma të lehta të sëmundjes.

Hamilton kishte qenë në Dubai me miqtë dhe familjen përpara se të udhëtonte në Bahrein dhe u informua se dikush në atë festë gjithashtu kishte dalë pozitiv.

/Panoramaplus.al