U infektua me Covid-19/ Vdes kreu i Kishës Ortodokse Serbe

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Irinej u shtrua në një spital ushtarak të Beogradit gjatë mbrëmjes së 4 nëntorit, pasi më parë kishte dalë pozitiv me Covid-19. Kisha Ortodokse Serbe njoftoi më 17 nëntor se gjendja e patriarkut ishte e qëndrueshme, por më pas, më 19 nëntor gjendja e Irinej-t u përkeqësua.

Më 1 nëntor, udhëheqësi shpirtëror i serbëve ortodoksë lindorë, Irinej, priu funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë. Në varrim priftërinjtë, shumica e besimtarëve, si dhe disa politikanë, nuk vunë maska dhe as nuk respektuan distancën fizike. Task Forca e Sëmundjeve Infektive të Malit të Zi dënoi me forcë “shkeljen drastike të masave kundër pandemisë”.

Patriarku i 45-të i Kishës Ortodokse Serbe u zgjodh në këtë post në janar të vitit 2010.