U hodh nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, dalin detaje për 52 vjeçarin

Personi i tretë që i dha fund jetës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë është një 52 vjeçar nga Tropoja.

Burri është hedhur nga dritarja e katit të katërt të këtij spitali, duke mos i dhënë asnjë mundësi mbijetese.

Kanë qenë mjekët ata që kanë lajmëruar policinë rreth orës 03:10 minuta të mëngjesit të kësaj të diele.

“News 24” bën me dije se burri ka qenë i shtruar prej rreth një jave në këtë spital dhe në katin e katërt qëndrojnë zakonisht ata pacientë që janë në gjendje më të rënduar psikologjike.

Nga dyshimet parapraket është kryer në kushtet e rënduara psikologjike, ndërsa burri mësohet se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor më herët.

Hetuesit do të kryejnë një analizë më të thelluar të kartelës mjekësore të tij.