“U habita kur turqit më njihnin”, Eva Murati flet për raportin me aktorin e njohur turk që ka çmendur jo pak femra

Duket se sukseset nuk kanë të ndalur për moderatoren sportive Eva Murati. Pas kontratave për të qenë imazh i disa firmave të njohura italiane, ajo ka marrë edhe oferta nga mediat turke. E ftuar në “Edicioni Veror”, Eva ka zbuluar se është habitur kur shkoi në Turqi pasi shumë persona atje e njihnin dhe për këtë padyshim e ka ndihmuar futbolli.

Sakaq, nga ambientet e “Equos Resort”, ajo ka theksuar se është në bisedim e sipër me personat e ndryshëm të shoëbizit atje.

“Për të thënë të vërtetën në udhëtimin tim të fundit për pushime në Turqi, më habiti fakti se si ata më njihnin, edhe e shqiptonin emrin tim tamam. Ndoshta kjo është një dhuratë nga të gjithë ato faqe futbolli që më kanë bërë folloë dhe duhet t’i falenderojë padyshim. Ndryshe nga Italia që lidhëm një kontratë të mirëfilltë, Turqia është pak më ndryshe sepse ekziston edhe problemi i gjuhës, por jam në bisedim e sipër me personat e ndryshëm të showbizit atje, që të bëhet pak më zyrtare ky pëlqim midis meje dhe Turqisë”.

E pyetur si përfundoi aktori i njohur turk Can Yaman në Instagramin e saj, Eva tregoi se tashmë ata kanë një miqësi.

“Rrjetet sociale e kanë bërë botën shumë, shumë, po shumë të vogël. Kështu që patëm një miqësi”.