U gjetën të shtrirë në shtrat lakuriq, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të famshëm të Twilight dhe i të dashurës së tij

Është zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit të Twilight, Gregory Tyree Boyce dhe të dashurës së tij, që u gjetën të vdekur në një banesë në Las Vegas.

Raportohet se çifti vdiqën pasi konsumuan kokainë dhe fentanil.

Pranë trupit të Boyce dhe partneres së tij Natalie Adepoju u gjet substancë pluhur i bardhë.

30-vjeçari dhe 27-vjeçarja u gjetën në dhomën e gjumit në shtëpinë e tyre nga shoku i dhomës, Louis Ledbetter, më 13 maj.

Oficerët thanë se çifti u gjetën të shtrirë lakuriq në shtrat dhe vdiqën nga konsumimi i kokainës e fentanilit.

Ledbetter i tha policisë se ishte takuar me çiftin 48 orë përpara se ti gjente të vdekur.

Nëna e Boyce, Lisa shkroi në një postim në Facebook ku lajmëroi vdekjen e tij: “Do sëmurem pa ty. Jam e coptuar, kam humbur. Kam dhimbje. Të tefelfonoja dhe të shkruaja mesazh kur kisha ndonjë problem apo isha e shqetësuar për diçka dhe më thoje që do e kalonim së bashku. Pse më le? Asnjëherë më një tjetër përqafim, puthje dhe asnjeherë s’do i dëgjoj më ato fjalë. Jam e thyer. Të dua Greggy.”

Boyce la pas një vajzë 10-vjeçare, ndërsa Adepoju kishte një djalë të vogël.

Boyce ishte më i njohur për rolin e tij si Tyler Crowley në filmin e madh të Twilight ne vitin 2008, ku luajti perkrah Kristen Stewart dhe Robert Pattinson.

/Panoramaplus.al