U gjet pa ndjenja në shtëpi, vdes në spital vajza e vetme e Elvis Presleyt
Lisa Marie Presley, fëmija e vetme e legjendës së rock n rroll , Elvis Presley, është ndar nga jeta.
Lajmin e trishtë për humbjen e saj e ka dhënë nëna e 54-vjeçares, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se vajza e saj ka ndërruar jetë.
i vetëm i legjendës së rock’n’roll, Elvis, ka vdekur në moshën 54-vjeçare, ka thënë nëna e saj.
“Me zemër të rëndë më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley.
“Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe më e dashur që kam njohur ndonjëherë. Ne kërkojmë privatësi ndërsa përpiqemi të përballemi me këtë humbje të thellë”, shtoi ajo duke mos dhënë më tepër detaje lidhur me vdekjen e saj.
Lisa Marie, gjithashtu një këngëtare, u dërgua me urgjencë në spital ditën e djeshme. Sipas mediave amerikane mësohet se 54-vjeçarja pësoi arrest kardiak. Ajo u gjet pa përgjigje në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni, thanë burimet për gazetën amerikane TMZ.
Duke cituar një burim të afërt me Lisa Marie Presley, TMZ raportoi se ylli u gjet pa ndjenja në dhomën e saj të gjumit të enjten në mëngjes.
E lindur në vitin 1968, Lisa Marie vazhdoi të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ylli publikoi tre albume, me albumin e saj debutues në studio të vitit 2003 që shiti qindra mijëra kopje dhe mori vlerësime përgjithësisht pozitive.