U gjet e vdekur në banesë 5 ditë pas ditëlindjes, zbulohet shkaku i vdekjes së supermodeles: Vrau veten

Është zbuluar shkaku i vdekjes së modeles së famshme, Stella Tennant.

Familja e saj ka raportuar se modelja i dha fund jetës pas problemeve me shëndetin mendor.

Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Skoci më 22 dhjetor, disa ditë pasi festoi 50 vjetorin e lindjes.

Në një deklaratë për Telegrafin, familja e saj tha se prej disa kohësh modelja kishte qenë sëmurë.

“Ajo ishte një shpirt I bukur, i adhuruar nga familjarët dhe miqtë, një grua e ndjeshme dhe e talentuar, krijimtaria, inteligjenca dhe humori i së cilës prekën shmë njerëz,”– thanë familjarët e saj.

“Stella kishte disa kohë që ishte sëmurë. Ajo e ndjeu se ishte e paaftë të vazhdonte, pavarësisht nga dashuria që i dhanë njerëzit e afërt të saj. Të pikëlluar për humbjen e saj, kërkojmë përzemërsisht respektimin e privatësisë,” – përfunduan ata.

Një burim nga Telegrafi tha se familja donte ta bënte lajmin publik sepse “mendojnë se është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi rreth shëndetit mendor, meqë shumë shpesh keqkuptohet.”

Tennant, e cila bëri emër si modele në fillim të viteve 1990 duke modeluar për stilistë të njohur si Karl Lagerfeld dhe Versace, vrau veten në muajin dhjetor, pesë ditë pasi festoi 50 vjetorin e lindjes.

/Panoramaplus.al