U fol se u largua nga televizioni/ Turjan Hyska “bombardohet” nga telefonatat
Portali i Ermal Mamaqit mëngjesin e sotëm publikoi lajmin për largimin e Turjan Hyskës nga “Vizion Plus”, dhe kalimin e tij për në “Klan Plus”. Mesa duket ky lajm nuk është i vërtetë, duke qenë se e ka mohuar vetë Turi në Instagramin e tij. Ai ka postuar lajmin duke shkruar sipër “fake news”, dhe më pas ka publikuar një video-mesazh për mikun e tij, Ermal Mamaqin ku i thotë se do ta çojë 6 muaj në Berat si dënim. “O Mamaq ç’na bërë o Mamaq! Na çave telefonin! Mbaje mend, do të shkosh gjashtë muaj në Berat të rrish atje me pushime”, i thotë ai në videon e sipërpërmendur. /Story.al/