U fol se po bëhet baba me binjakë, reagon Ardian Bujupi

Dy ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shfaqej këngëtari Ardian Bujupi dhe një fanse e tij. Pamjet i kishte publikuar vajza në fjalë, e cila pas koncertit kishte kaluar natën me këngëtarin. Në përshkrimin e videos ajo shkruante “Ishalla dalin binjakë”, shkruan Who.

Pas publikimit të pamjeve intime, Ardian Bujupi ka reaguar për herë të parë në profilin e tij në ‘Instagram’. Ai ka publikuar një foto të foshnjave binjake, pa lënë asnjë koment tjetër në postim. Fotoja e tij ka sjellë menjëherë reagime tek ndjekësit, të cilët kanë filluar të qeshin me veprimin e këngëtarit.