U fol se kaloi natën me Asension e Real Madrid, Dua Lipa deklaratë për futbollistin

Ditën e sotme në të gjitha mediat botërore ka bërë bujë lajmi që këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa pas mbarimit të finales mes Real Madrid dhe Liverpool ishte parë duke u futur në hotel me lojtarin e skuadrës së Real-it Marco Asension.U komentua gjatë ky lajm pasi u tha se dyshja kaloi natën bashkë në një hotel në Kiev dhe se mes tyre kishte filluar një histori dashurie.Por Dua Lipa deri më tani nuk kishte reaguar lidhur me këto thashetheme. Ajo pak më parë ka bërë një postim në profilin e saj në Twitter ku ka treguar që ajo as nuk njihet me futbollistin në fjalë.“Nuk e kam takuar kurrë Marco Asension dhe duket e pamundur të ndodh, sepse agjenti im i cili është fans i Liverpoolit nuk do të ma falte asnjëherë”, është shprehur ajo, sipas Xing.al.