U fol së është shtatzënë, po me kë? Alba Hoxha reagon për herë të parë

Pak ditë më parë u përhap menjëherë lajmi se balerina e njohur, Alba Hoxha, është në pritje të ëmbël.

Shkak për këto aludime u bë veshja e prezantueses së motit, e cila prej disa kohësh shfaqej në ekran me rroba të gjëra.

Alba-Hoxha-4

Si pasojë fansat e saj thanë se kjo është një mënyrë që ajo të mos zbulonte barkun e rrumbullakosur.

Alba-Hoxha-3

Fillimisht Alba nuk reagoi në lidhje me këto thashetheme, por së fundmi gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në “Instagram”, ajo ka zbuluare të vërtetën.

Një fans e ka pyetur balerinën nëse “janë të vërteta lajmet se është shtatzënë”. “Joooooo”, i përgjigjet Alba duke e shoqëruar edhe me një emoji të inatosur.

Alba-Hoxha-2

Kujtojmë se prej disa kohësh, Alba u përfol për një lidhje të mundshme me koreografin e njohur, Albi Nako. Ndërsa pak kohë më parë qarkulloi lajmi se dyshja është ndarë sepse nuk ndjekin njeri-tjetrin në “Instagram”./Panorama Plus