U fejua përpara pak javësh (për herë të katërt), ndahet miliarderi 92 vjeçar!

Manjati i medias Rupert Murdoch shpresonte që kjo të ishte fejesa e tij e fundit, por papritur ai e përfundoi edhe lidhjen me 66 vjecaren Ann Lesley Smith. Fejesa u shpall vetëm pak javë më parë. Vanity Fair citon një burim të afërt me 92 vjecarin të pohonte se ai ishte ndjerë jokomod me ato që u përshkruan si pikëpamjet e hapura ungjillore të zonjës Smith.

Murdoch, i cili u nda me gruan e katërt Jerry Hall në vitin 2022, ende nuk ka komentuar.

Fejesa e tij me Smith u bë publike muajin e kaluar. Të dy u takuan në shtator në një event të organizuar prej tij në Kaliforni. Në mars, biznesmeni i tha New York Post , një nga botimet e tij: “Kisha frikë të dashurohesha – por e dija se kjo do të ishte e fundit. Më mirë të jetë. Jam i lumtur.”

Manjati amerikan me origjinë australiane, i propozoi Smith në ditën e Shën Patrikut (17 mars), duke vënë në dukje se kishte qenë “shumë nervoz”. “Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti. U takuam shtatorin e kaluar,” tha Smith për New York Post pas shpalljes së fejesës. Murdoch, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para, shtoi në atë kohë: “Ne të dy po presim me padurim të kalojmë gjysmën e dytë të jetës sonë së bashku”.

Bordo