U fejua në mënyrë sekrete? Evi Reçi zbulon të vërtetën

Këngëtaren e njohur Evi Reçi prej kohësh e kemi parë si moderatorë në emisionin e pasdites në “Vizion Plus”.

E pavarësisht angazhimeve të shumta, ajo nuk e ka lënë pas dore muzikën pasi së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Margjelo”.

Evi-Reci-2

Por kur është fjala për jetën e saj private, këngëtarja është mjaft e rezervuar. Së fundmi, Evi ishte e ftuar në emisionin “Tempora”, ku zbuloi se nuk është e fejuar.

Moderatorja e emisionit Sonila Meço e pyeti: “Je fejuar apo jo, ta heqim këtë merak?”

Evi-Reci-3

“Jo, jo nuk është e vërtetë”, është përgjigjur Reçi duke buzëqeshur, ndërkohë Sonila shton: “Do hyjë kjo në ‘Google’, Evi Reçi nuk qenka e fejuar dhe nuk e dinim”.

“Jam dakord”, tha Evi pas këtyre fjalëve.