U fejua me ish-të dashurin e vajzës, babai homoseksual mirëpret në jetë një tjetër fëmijë: Ndihemi të bekuar

Babai i parë homoseksual në Britani ka mirëpritur në jetë një vajzë me të fejuarin, i cili është ish i dashuri i vajzës së tij të madhe.

Sipas “The Sun”, Barrie Drewitt-Barlowm, 50-vjeç, u fejua me Scott, ish-të dashurin e Saffron, vajzës së tij, gjatë pushimeve me të në Kroaci, muajin e kaluar.

Dhe tani, 25-vjeçari Scott, i cili është biseksual, dhe Barrie, kanë ndarë me të gjithë lajmin se janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Valentina Willow Drewitt-Barlow.

Babai i entuziasmuar ka postuar në Instagram një video të vogëlushes, e cila erdhi në jetë një muaj më parë përmes një zëvendësuesi.

Krahas fotos, babai shkruajti: “Miresevjen në botë vajzë e bukur- Valentina Willow Drewitt-Barloë. Vajza jonë lindi një muaj më herët, por është shumë mirë. Ne ndihemi plotësisht të bekuar! Unë të dua Scott!”.

Barrie dhe ish-partneri i tij, Tony Drewitt-Barlow, ishin burrat e parë homoseksualë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999, të cilët sollën në jetë dy binjakë përmes një zëvendësuesi.