U dorëzuan 2 javë para mbylljes së sezonit, Kukësi uron Tiranën për titullin: Suksese në Kupat e Europës
Kukësi rivalizoi me Tiranën këtë sezon për titullin kampion, por verilindorët u dorëzuan në garën për titullin dy javë para mbylljes së sezonit, kjo për shkak të shkëputjes që kishin krijuar bardheblutë dhe humbjes së ekipit të Shehit ndaj Vllaznisë ditën e djeshme.muca musolli
Megjithatë pavarësisht se nuk ia dolën ta fitojnë titullin, Kukësi nuk mund të mund të mos uronte kundërshtarin. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Kukësi i ka uruar bardheblutë për titullin e 25-të në histori të klubit, duke iu uruar gjithashtu suksese në Kupat e Europës.
“Kukësi uron klubin e Tiranës për titullin kampion të 25 të fituar këtë sezon, që përkon edhe me 100 vjetorin e klubit. Suksese në Kupat e Europës!”, shkruhet në postimin e Kukësit.
PANORAMASPORT.AL