U divorcuan para një viti, aktorët e famshëm lidhen sërish?

Chris Pratt dhe Anna Faris duket se janë sërish bashkë. Aktorët e famshëm të Hollyvood-it u divorcuan përpara një viti, pas 8 vitesh martesë, por duket se nuk kanë bërë dot pa njëri-tjetrin.

“Shkëndijat” janë kthyer në kohën kur kujdeseshin për djalin e tyre Jack.Pratt dhe Faris u fotografuan në Santa Monika të Kalifornisë duke shëtitur bashkë, shkruan Top Channel.

Gjithsesi, konfirmimi zyrtar i rilidhjes së tyre ende nuk ka ardhur.