U dënua me burg, Nicolas Sarkozy mund ta kalojë arrestin në vilën luksoze të Carla Bruni-t
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është dënuar ditën e djeshme nga njê proces gjyqësor historik me 3 vite burg, të cilat fillimisht u caktuan si 1 vit në qeli dhe 2 vite me kusht. Mesa duket politikani i njohur do ta shmangë krejtësisht kohën pas hekurave, pas 2 vitet e dënimit u pezulluan, për shkak të kushtit, ndërsa 1 vit duhet ta kalojë në “arrest shtëpie”.
Sipas raportimit të mediave, me shumë gjasë Sarkozy do t’i kalojë 12 muajt e dënimit në vilën luksoze në Paris, e cila është pronësi të gruas së tij.
Për ju që nuk e dini bashkëshortja e tij është Carla Bruni, këngëtare, modele dhe aktore. Shtëpia e 53-vjeçares kushton 3 milionë euro dhe ndodhet në Villa Montmorency, rezidencë ekskluzive e shekullit të 19-të në kryeqytetin francez.
Në këtë apartament kanë jetuar më parë shkrimtari i ‘Les Miserables’,Victor Hugo dhe aktori Gérard Depardieu, i cili meqê ra fjala është duke u përballur vetë me disa akuza kohët e fundit.
Duket se Sarkozy nuk do e kalojë edhe aq keq dënimin…
Burimi: The Sun