“U çlirova nga ai kurth”/ Cameron Diaz më e lumtur se kurrë pasi u tërhoq nga ‘Hollywood’, ja çfarë ka ndodhur me jetën e aktores
Cameron Diaz dikur ishte një nga vajzat më seksi në botën e showbizit botëror, por si duket tashmë “e ka lënë pas” shkëlqimin e dikurshëm.
Kjo sepse, prej afro një dekade ajo ka hequr dorë nga standartet e bukurisë duke qenë më pranë natyrales, por duke menduar më rrallë për pamjen e saj.
Ajo është shprehur se nuk e lan kurrë fytyrën me produkte të kujdesit personal, ndonëse ka me qindra të tilla.
Gjatë një interviste në podcasting e “BBC” Rule Breakers ajo u shpreh se ndihet më e çliruar tani që është larg vëmendjes së kamerave.
Cameron e quajti “Hollywood-in” një kurth prej së cilës shpëtoi pas martesës me Benji Madden në vitin 2015.
Ndër të tjera aktorja ka rrefyer se ka refuzuar plot 100 milione dollar nga oferat filmike që ka marrë gjatë këtyre viteve, por i ka refuzuar atë dhe nuk është penduar për asnjë moment.
Pavarësisht se nuk aktron më, Diaz është ende shumë duke punuar dhe ka një etiketë të suksesshme të verës, Avaline.