“U ça tek mjekra”, djali i Majës pëson incidentin, këngëtares i ndodh e papritura pas mërzitjes së madhe

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maja, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka treguar një ngjarje që e ka shqetësuar shumë, momentin kur i biri i ishte vrarë në mjekër.

Maja ka treguar se kjo ngjarje i ndikoi shumë për keq, madje i shkaktoi edhe helmim. “Unë gjithmonë them o Zot në lër njerëzit dhe të kemi mirë shëndetin se çfarë s’ka. Jo më larg se dje kam përjetuar një siklet, por jo në lidhje me Covidin. Një tip helmimi, nuk e di se çfarë ndodhi.

Djalin pata me një problem, ndoshta ngaqë u mërzita me të më ndodhi. U rrëzua nga një karrige dhe u lëndua, më trishtoi thellë. Po, por në momentin që ti shikon gjakun dhe ti je aty dhe nuk mundesh ta ndihmosh. Në momentin që pata këto sikletet, thashë të na lërë Zoti shëndetin dhe të mos kemi dhimbjen në trup se të gjitha kalojnë. I kaloi, por u ça tek mjekra edhe më piku”, u shpreh ajo.