“U bona kojshi me krejt shokt e mi” – Lumi B bëhet me vilë të re

Reperi, Lumi B dhe familja e tij tani kanë edhe një adresë të re – ata janë bërë me një vilë të re.

Këtë gjë e bëri të ditur artisti me anë të një postimi në rrjete sociale, ku bëri të ditur e bleu shtëpi në Novobërdë.

Reperi tregon se vilat e tij e re është në fshatin Makresh, ku edhe disa prej kolegëve të tij kanë blerë shtëpi.

“U bona edhe une kojshi me krejt shokt e mi”, shkruan Lumi në një postim, ku tregon pak pamje nga lagja që iu bashkua.

Para pak ditësh, Ledri Vula njoftoi se bleu vilë të re në atë fshat. /Prive.al