“U bëfsh Shqipni!” Lorik Cana na e bën mishin kokrra me urimin për Kosovën

Lorik Cana ka menduar një mënyrë tërësisht origjinale për të uruar Pavarësinë e Kosovës. Kapiteni legjendar ka shpërndarë betimin e një ushtari të UÇK që mbyllet me urimin: “Kosovë, u bëfsh Shqipëri”.

“Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe BASHKIMIN E TYRE.

Do të jem përherë ushtar besnik, l uftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut.

Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im.
Betohem, betohem, betohem.” Gëzuar pavarsinë e Kosovës, U bëfsh SHQIPNI “, shkruan Cana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana)

Edhe Granit Xhaka, ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Sot, ashtu si çdo ditë, kujtojmë dhe përulemi para luftëtarëve, intelektualëve, veprimtarëve, bijve dhe bijave të kombit tonë”, ka shkruar Xhaka në “Instagram”,

derisa urimin e ka përcjellë me një fotografi me vëllain e tij Taulantin në një ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para shumë vitesh.