U bë shumë zhurmë, por Dua Lipa vetëm 30 sekonda u shfaq në filmin “Barbie”
Emri i Dua Lipës si pjesë e kastit të “Barbie” bëri bujë pak muaj më parë. Këngëtarja u shfaq si sirenë në filmin që ka pushtuar kinematë botërore, por e gjithë skena e saj ishte vetëm 30 sekonda nga filmi 114-minutësh.
Ylli i muzikës pop thotë vetëm 16 fjalë në të gjithë filmin, dy prej të cilave janë titulli i filmit.
Ajo ka gjithsej pesë skena, me momentin më të spikatur kur i ofron një birrë John Cenas.
Megjithatë, Dua doli më mirë se Rob Brydon i cili shfaqet si një kukull Ken për gjashtë sekonda dhe ish-ylli i “Love Island”, Chris Taylor, gjithashtu shfaqet si një kukull Ken për vetëm dy sekonda.
Në përpjekjen e saj në aktrim, artistja theksoi në podcast-in e saj vitin e kaluar: “Për mua është akoma si hapat e bebeve”.
“Unë mendoj se frika ime më e madhe do të ishte të merrja një rol vërtet të madh dhe të them si dreqin ta bëj”, tha ndër tjerash Lipa.