U bë shkaktare për arrestimin e bashkëshortit miliarder, mediat rumune publikojnë foton e modeles Angela Martini në Mykonos
Mediat rumune kanë publikuar foton e modeles Angela Martini, që thuhet se ka qenë edhe shkak i arrestimit të burrit të saj Dragos Savulescun në Mykonos të Greqisë.
Në foto duket modelja shqiptare, ndërsa në cep bashkëshorti i saj.
Savulescu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune, pasi ishte dënuar për përvetësim të fondeve publike.
Fotoja e Angela Martini, me rreth te kuq bashkeshorti i saj
Ka qenë modelja shqiptare ajo që ka zbuluar herë pas here foto, ku shihej edhe bashkëshorti i saj.
Tashmë Angela Martini ka fshirë të gjitha “story-t” dhe lokacionet nga fotografitë e saj.
Dragoș Savulescu, në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.
Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.