U bë objekt tallje për emrin, këngëtari: Jam artist, jo në variant i COVID
Që kur varianti i fundit i Covid-19, Omicron, është përhapur në SHBA, “talljet” kanë vërshuar ndaj këngëtarit të R&B, të cilin e kanë quajtur varianti “Omarion”.
Por Omarion i ka marrë me sportivitet dhe qetësi batutat ndaj emrit të tij.
“Përshëndetje, unë jam Omarion. Jam një artist, jo një variant”, tha ai në një video të publikuar në TikTok.
Më pas vazhdoi: “Pra, ju lutem, kini parasysh, nëse rastësisht më ndeshni në rrugë, nuk keni pse të izoloheni për pesë ditë, as nuk duhet të keni një rezultat negativ të testit për të dëgjuar me muzikën time.”
Këngëtari, i cili fillimisht u bë i famshëm si anëtar i B2K dhe njihet për këngët si “Ice Box” dhe “Post to Be”, ka publikuar gjashtë albume solo gjatë karrierës së tij.
/Panoramaplus.al