U bë nënë në moshën 40-vjeçare, Zamira Kita: U gëzova aq shumë sa rashë në depresion
Në “Shije Shtëpie” në Tv Klan u ndanë emocionet e ardhjes në jetë të fëmijës së parë, por u rrëfye edhe ana tjetër e medaljes. Aktorja Zamira Kita, e cila është bërë nënë në moshën 40-vjeçare, tregon se lumturia e kësaj ngjarjeje në jetën e saj u përkthye në një depresion të thellë post-partum.
Zamira Kita: Fakti që unë u bëra nënë për herë të parë më gëzoi, emocionoi aq shumë sa unë kalova depresion të plotë. Një depresion i frikshëm. Domethënë, nuk e di, mjekët më thoshin kush e ka kaluar më rëndë se ty, më falni, ka mbytur fëmijën e vet, aq e kam kaluar.
Gëzim i madh, emocion i madh por nuk e di nga ana hormonale çfarë ndodhi me mua. Pas 40 ditëve pastaj iu riktheva jetës, filloi përsëri dashuria për vajzën, një fëmijë shumë e dëshiruar. Pra ndodh edhe kështu për herë të parë./tvklan.al