U bë gjyshe për herë të parë, Remzie Osmani na prezanton me imazhin e mbesës së saj

Vetëm pak ditë më parë, Remzie Osmani u bë gjyshe për herë të parë me vogëlushen Emma. Ishin vetë çifti, nusja dhe djali i këngëtares ata që dhanë lajmim e bukur nëpërmjet një fotoje familjare ku dhe nuk munguan dhe fjalët e ëmbla për të. Ditën e djeshme edhe gjyshe Remzie nëpërmjet llogarisë së saj në “Instagram” i ka prezantuar të gjithë ndjekësit me më të voglën e familjes. Gjithashtu me imazhin e vogëlushes ajo i falenderoi të gjithë për urimet e përzemërta që i kishin bërë.