U bë e njohur pas tërmetit! Luljeta Bozo rrëfen historinë e dashurisë me bashkëshortin: Nuk besoj në fat, por e desha sa e pashë
Është një libër i shkruar thjesht, por brenda mbart rrëfimin e një marrëdhënie të një çifti, që ecën krah për krah si bashkudhëtarë e bashkëmendimtarë që i dhanë shumë dashuri njëri- tjetrit. Në libër përfshihet njohja e saj me Todin, krijimi i familjes, lindja dhe rritja e fëmijëve, puna si pedagoge, kërkuese dhe studiuese, marrja e titujve shkencorë, botimi i librave universitarë, punët studimore etj.
Në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë profesoresha Luljeta Bozo e cila u bë mjaft e njohur pas ngjarjes së tërmeteve në vend. Sot profesoreshën Luljeta Bozon do e njohim në një tjetër drejtim. Ajo ka shkruar shumë libra që lidhen me fushën e saj, por këtë herë vjen krejtësisht ndryshe me një rrëfim të jetës së saj dhe dashurinë me njeriun e zemrës.
“Një jetë me ty, të pandarë” kështu titullohet libri me kujtime i shkruar nga vetë Luljeta Bozo. Në këtë libër ajo rrëfen jetën e saj dhe marrëdhënien e dashurisë me bashkëshortin e saj, Todi Bozo të cilin e humbi para 3 vjetësh. Ky libër i dedikohet atij.
Është një libër i shkruar thjesht, por brenda mbart rrëfimin e një marrëdhënie të një çifti, që ecën krah për krah si bashkudhëtarë e bashkëmendimtarë që i dhanë shumë dashuri njëri- tjetrit. Në libër përfshihet njohja e saj me Todin, krijimi i familjes, lindja dhe rritja e fëmijëve, puna si pedagoge, kërkuese dhe studiuese, marrja e titujve shkencorë, botimi i librave universitarë, punët studimore etj.
Vendimin për të shkruar këtë libër e mori kur u nda fizikisht se shpirtërisht nuk është ndarë asnjëherë me Todin, 55 vite së bashku, një histori e bukur dhe e fortë dashurie.
E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari se si është njohur me bashkëshortin e saj, Bozo shprehet se janë njohur në një darkë me miq dhe që nga ajo ditë dashuria e tyre është shtuar dhe forcuar deri në përjetësi.
Rudina Magjistari: Si ka qenë njohja juaj, kur jeni parë për herë të parë e mbani mend ditën?
Luljeta Bozo: Si nuk e mbaj mend, e mbaj mend që ç’ke me atë. Ka qenë një njohje komplet e rastësishme dhe në vitin 1963 në Mars në një darkë familjare tek miqtë tanë, atje e kam parë për herë të parë Todin dhe pastaj ishte një shkëndijë e brendshme, nuk mund ta shpjegoj sesi është që lindi që në atë moment dhe pastaj u rrit, u rrit, u forcua derisa ne pas 6 muajsh që ishim njohur u martuam dhe vazhduam gjithë jetën tonë të duhemi, të kujdesemi, të japim dhe të marrim për njëri-tjetrin. Unë në përgjithësi nuk besoj në fat se them që fatin e bën vetë njeri me punën e tij, por në punën e martesës besoj shumë në fat dhe ndoshta ka qenë fati, nuk di ç’të them. Ka qenë një njohje e rastësishme dhe pas kësaj njohje filloi dashuria e cila u forcua dhe nuk rreshti kurrë së dhëni atë energjinë dhe lëngun magjik që e mban të gjallë një lidhje kaq të gjatë.
Marrë nga tvklan.al
(f.m/dosja.al)