U bë e njohur nga bashkëpunimi me Florin/ Ermal Fejzullahu rikthen në skenë këngëtaren e njohur shqiptare
Luar Arani, vajza me zërin e ëmbël që na rrëmbeu zemrat të gjithëve me hitin “Gjithmonë” në bashkëpunim me Flori Mumajesin, së shpejti do të vijë me një tjetër duet. Para disa javësh, këngëtari Ermal Fejzullahu zbuloi se ka përgatitur një super duet me artisten e dashur. Ai u shpreh i bindur se kënga do të pëlqehet shumë nga publiku, sepse do e rikthejë tek stili me të cilin ka nisur karrierën, baladat.
“E kam edhe një bashkëpunim me një këngëtare shumë të mirë. Ajo është Luar Arani që prej disa vitesh është zhdukur nga skena. Ajo ka pasur disa këngë shumë të mira dhe është artiste shumë e mirë, të cilën e vlerësoj shumë. E kemi bërë një bashkëpunim. Është një këngë shumë e mirë, shumë fisnike. Jo gjithmonë me ndjek vetëm këngë tregut. Unë gjithmonë kam qejf për t’u rikthyer tek ajo që e kam filluar karrierën dhe e di që kjo këngë ka për t’u vlerësuar shumë mirë. Nuk është se kemi caktuar ndonjë datë, varet nga situata”, u shpreh Ermali.
Por siç duket kjo këngë nuk do të vonojë dhe shumë, sepse gjithçka është thuajse gati. Ditën e sotme Luari ka publikuar në Instagram një foto me Ermalin dhe përkrah saj shkruan: “Së shpejti”. Këngëtarja shihet e veshur me një fustan të bardhë dhe kokën e ka mbështetur mbi Ermalin. Ajo ka zbuluar se kënga është xhiruar në Gjirokastër dhe ne po presim me padurim ta dëgjojmë këtë projekt të ri të dy artistëve shumë të njohur.