U bë baba për herë të dytë, playboy i famshëm italian organizon festën madhështore të mirëseardhjes për vajzën dhe të dashurën e tij, 28 vite më të re

Gianluca Vacchi dhe e dashura e tij, Sharon Fonseca, kanë publikuar në Instagram videon e surprizës së mirëseardhjes, që Gianluca kishte përgatitur në vilën ku jetojnë.

Kjo video plot emocion ka marrë në pak orë miliona shikime dhe pëlqime.

Në të dallohet Sharon, së cilës nuk i mungojnë lotët gjatë gjithë kohës. Tullumbacë, arusha dhe elefantë rozë shihen të vendosur në të gjithë oborrin e vilës së tyre.

Punëtorët dhe shërbyesit e çiftit duartrokasin të emocionuar për ardhjen e pjesëtares së re të familjes, Blu Jerusalema.

Ajo që i jep nota më emocionuese kësaj videoje, është kënga e vendosur në sfond, po me titull “Jerusalema”. Në refrenin e kësaj kënge dallohet fjalia “I am ready for Jerusalema.”

“Mirë se erdhe princesh.. Të duam shumë ”- shkruan Gianluca në postimin e tij.

Gjithashtu, edhe 23-vjeçarja ka ndarë të njëjtin postim, ku ka shkruar një dedikim për të dashurin e saj: “Në patëm një mirëseardhje të ngrohtë në shtëpi, ti na e mbushe zemrën dhe shpirtin me dritën tënde.”

Ky çift është mjaft i ndjekur për videot dhe kërcimet e tyre argëtuese. Madje pak orë para lindjes, ata ndanë një video të tillë, si gjithmonë me energji.