U bë babagjysh për të birin, Hueyda El Saied zbulon suprizën në orët e vona

Hueyda El Saied ka publikuar momente shumë speciale me të birin. Siç duket djali i saj ka dashur një dhuratë poshtë pemës siç është tradita e festave. Mami Hueyda është siguruar që gjithçka të realizohet ashtu si i biri dëshironte dhe momentet e bukura i ka publikuar në ‘Instagram’. Gabrieli është emocionuar shumë dhe e ka hapur dhuratën me shumë dëshirë edhe pse ora shënonte 24:00 e mbrëmjes, shkruan Who. Babagjyshi vjen më herët kur bëhet fjalë për dëshirat e fëmijëve dhe më mirë se prindërit askush nuk mund të veshë petkun e tij.